Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Samiti dyditor i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore nisi të hënën në Sarajevë me takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare. Tema kryesore të bisedimeve të delegacioneve të larta, në mesin e të cilave janë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, janë: gjendja e proceseve të integrimit në BE dhe lidhjet në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë si parakushte për zhvillim të qëndrueshëm. Megjithatë, fokus i ministrave ishte edhe anulimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës, Igor Crnadak, tha se mosardhja e përfaqësuesve të Kosovës është një goditje ndaj bashkëpunimit rajonal. “Kujtoj se nga nëntori ne jemi subjekt i sanksioneve nga Prishtina. Përkundër kësaj, kemi dërguar ftesë, kemi shprehur gatishmëri për të qenë nikoqirë të mirë, duke respektuar rregullin numër një, që edhe nëse nuk pajtohemi për diçka, duhet të jemi në tavolinë dhe të kërkojmë zgjidhje. Prishtina mendon ndryshe. Goditje e rëndë për bashkëpunimin në rajon”, tha Crnadak. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht “gatishmërisë dhe vullnetit” për të marrë pjesë në samit, ai ka vendosur të mos shkojë në Sarajevë, sepse, siç ka thënë në një postim në Twitter, “trajtimi dhe deklaratat nga Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës nuk janë në favor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave dhe parimeve të BE-së”. Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Nga nëntori i vitit të kaluar, Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Bosnja dhe Serbia. Në samitin në Sarajevë marrin pjesë përfaqësues të Bosnje dhe Herzegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovenisë Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Musliu: Intonimi i himnit është tendencioz dhe në shpërputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të Preshevës Zavendëskryetari i komunës dhe Kryetari i Partisë së LPD-së z. Shqiprim Musliu ka reagur …