Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me vizitën së presidentit Macron në Beograd, ka thënë se falenderon atë për sinqeritetin e tij kur ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shtete evropiane. “Është parë qartë një dëshirë e Presidentit Macron që t’i ofrojnë dy popujt, apo mi rikthy ndjenjat e mira mes popujve, dhe u pa investim i madh në këtë drejtim”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se lidhur me fjalën kompromis, të cilën e kishte përmendur Presidenti Macron, është një këshillë e zakonshme që të gjendet një kompromis. “Mund të jetë i njëanshëm kompromisi, mund të jetë për të dy palët, ose asnjënës, por kjo gjuhë është e logjikshme. Nuk është se ai kishte një kartë në xhep dhe e shpjegojke se çka është kompromisi, e them prapë është gjuhë e logjikshme”, ka thënë ai. Kryeministri Ramush Haradinaj, këto deklarata i bëri pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haliti: Pushteti i kontrabanduar në Preshevë, nga frika e humbjes ka filluar blerjen e votave dhe kërcënimet Këshilltari i Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Shpëtim Haliti përmes …