Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi mund të takohen në muajin shtator. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë në muajin shtator dhe një takim i tillë pritet të organizohet nga presidenti francez, Emmanuel Macron. “Unë besoj se një lloj vazhdimi i Berlinit, domethënë takimi i Parisit do të jetë në shtator”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve, transmeton lajmi.net. Sipas tij, Kosovës dhe Serbisë i duhet kohë që të qartësojnë e të bisedojnë disa gjëra. “Urrej t’ia vë fajin palës tjetër. Le të presim që forcat e mëdha të bëjnë gjënë e tyre dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë ne”, u shpreh Vuçiq. Në anën tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, gjatë ditës së djeshme ka thënë se së bashku me kancelaren gjermane, Engela Merkel, do të zhvillojnë takime të veçanta me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të mundësohet arritja e marrëveshjes. Samiti i Parisit i paraparë më 1 korrik, dështoi për shkak të mospajtimeve mes paleve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vjen reagimi zyrtar nga INTERPOL-i pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës Kosova ka dështuar për t’u anëtarësuar në INTERPOL, në të dyja raundet e votimit. …