Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, tha sot se eshte e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë një kompromis, duke përmendur se marrëveshja e të dy palëve do të ishte e rëndësishme për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE-së. Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe Ana Brnabiq, Bettel tha se Serbia dhe Ballkani luajnë një rol kryesor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent, për të cilin ai tha se nuk duhet të merret si e mirëqenë. “Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Është e rëndësishme të vazhdoni rrugën drejt BE-së dhe të siguroni paqen për vendet tuaja, dhe të arrini një kompromis në mënyrë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin”, ka thënë Bettel. Ndërsa kKryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka thënë se shpreson që pas zgjedhjeve në Kosovë, bisedimet për një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme dhe kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë. “Shpresoj që pas zgjedhjeve, ne do të kemi njerëz që janë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasim për një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme. Do të jemi atje”, tha Brnabiq në një konferencë shtypi në Luksemburg. Brnabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetari nga Luksemburgu, tha se Beogradi është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje afatgjatë me Prishtinën, por që duhej të ishte një zgjidhje kompromisi. “Një palë nuk mund të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbë gjithçka”, citohet të ketë thënë Brnabiq. Ajo shpjegoi se dialogu u pezullua kur Prishtina zyrtare vendosi taksat për mallrat nga Serbia dhe BeH. “Nëse ndaloni qarkullimin e mallrave, atëherë nuk kemi çfarë të flasim”, ka thënë Brnabiq, duke shtuar se Prishtina zyrtare duhet të tërheqë vendimin për taksën. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryqi kuq : Bën thirrje për dhurim të gjakut vullnetar 8 Maji njihet si dita ndërkombëtare e Kryqit të Kuq. Në shumë qytete të …