Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar përsëri se Serbia nuk do të njohë Kosovën shtet të pavarur pa përfituar ndonjë kompromis. “Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtar”, ka thënë Haziri në Rtv Dukagjini. Nënkryetari i LDK’së ka thënë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë pos kufijve. Ai madje vazhdon ta shohë si një zgjidhje shkëmbimin e territoreve. “Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”, ka thënë ai. Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i shohë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën Serbi. “Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”. I pyetur se çfarë do të jepte Kosova në këmbim të kësaj, Haziri është përgjigjur shkurt: “Leposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”. Haziri ka thënë se asnjë katund shqiptar i Kosovës nuk do të kalonte nën Serbi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kështu i kalojnë pushimet fëmijët e pasur të Instagramit Teksa ndodhemi në kulmin e sezonit turistik veror dhe temperaturat janë përvëluese, të shumtë …