Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të martën dhe të mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut. Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka thënë një ditë më parë se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq. Bislimi sot në një postim në Twitter shkruan se familjet kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. “Familjet kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, shkruan ai. Edhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se në dialogun me Serbinë, çështja e të pagjeturve është temë e cila nuk mund të pres. Familjet kanë nevojë të dijnë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. — Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 9, 2021 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Xhavit Haliti sa milion mori nga “Milionat e 3%” Debati i javëve të fundit, e që është i vjetër gati 20 vite, rreth …