Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në deklaratën e cila pritet të miratohet sot në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e tij për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian. Sipas deklaratës, të cilën e ka parë REL, procesi i zgjerimit do të bazohet në reformat “kredibile nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe bazuar në parimet e meritave individuale”. “Ne gjithashtu riktheksojmë rëndësinë që BE-ja të mbajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke u siguruar për kapacitetin e saj që të integrojë anëtarë të rinj”, përmendet mes tjerash në deklaratë. Nga shtetet e Ballkanit, Mali i Zi dhe Serbia kanë avancuar më së shumti në rrugën drejt BE-së, ndërkaq, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë hapur negociatat për anëtarësim, pasi Bullgaria ka vendosur veto, për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Shkupin zyrtar sa i përket identitetit, historisë dhe gjuhës maqedonase. Kosova dhe Bosnje e Hercegovina mbeten të fundit, ku ende nuk kanë bërë hapa drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. Në rastin e Kosovës, janë edhe pesë shtete të BE-së (Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania), që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe BE-ja mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës. Në këtë dokument termi “partnerë” u referohet shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në deklaratë po ashtu thuhet se këto shtete duhet të ndërmarrin një sërë reformash dhe ritheksohet zotimi i këtyre shteteve për demokraci, respektim të të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë, barazisë gjinore dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Në të theksohet po ashtu se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kritik për rajonin. “Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd (v.j. Mirosllav Lajçak) dhe presim përparim konkret nga të dyja palët në normalizimin e plotë të marrëdhënieve, që është kritik për stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit dhe për t’u siguruar se ata mund të vazhdojnë në rrugët e tyre respektive drejt BE-së”, përmendet në deklaratë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur më 2011, thuhet se ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve. Në deklaratë përmenden edhe sfidat e sigurisë me të cilat përballen BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, siç janë kërcënimet hibride, dezinformatat, krimi i organizuar, radikalizmi e të tjera, ku kërkohet bashkëpunimi më i ngushtë. Menaxhimi i migrimit po ashtu përmendet si një sfidë e përbashkët ku me theks të veçantë potencohet “situata serioze në Afganistan”. “BE-ja do të punojë me të gjithë partnerët, përfshirë ata të Ballkanit Perëndimor për t’iu përgjigjur sfidave dhe për të koodinuar përgjigjen e përbashkët”, është theksuar në deklaratë, kur bëhet fjalë për Afganistanin. Samiti në Brdo orgnizohet nga presidenca sllovene e BE-së. Ky samit është pjesë e strategjisë së BE-së për angazhim me Ballkanin Perëndimor që është në linjë me Agjendën Strategjike 2019-2024 dhe mbahet pas Samitit të Sofjes më 2020 dhe atij të Zagrebit, që u mbajt përmes video-konferencës për shkak të pandemisë COVID-19. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rashel Kolaneci provokon nga ishulli famshëm Grek e zhveshur dhe si çokollatë Seks-simboli i ekraneve shqiptare, Rashel Kolancei vijon pushimet e saj të gjata në ishullin …