Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të mërkurën, prokurorët kanë hetuar Kancelarinë, Ministrinë e Financave dhe zyrat e partisë konservatore të Kurzit. Paratë e buxhetit të shtetit dyshohet se u keqpërdoren mes viteve 2016-2018. Gjatë këtyre viteve, ai u bë fillimisht kryetar partie pastaj në vitin 2017 fitoi edhe postin e kancelarit. Në një rast tjetër gjyqësor, 35-vjeçari ishte nën hetime gjatë muajit maj nën dyshimet për deklarata të rrejshme në Komisionin parlamentar, akuzë të cilën e ka mohuar Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dha dorëheqje, si pasojë e kritikave për keqpërdorim të postit dhe korrupsion. Kurz tha se me këtë dorëheqje ka dashur të evitojë „kaosin“ në vend, pasi që ekologjistët kanë refuzuar të qeverisin me një kancelar i cili është nën dyshime se ka shkelur ligjin. Kurz tha në një deklaratë për mediat se ai propozon Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg, si pasardhësin e tij. Ndërsa vet planifikon të mbetet kryetar i partisë konservatore dhe shef e deputetëve të partisë së tij në Parlament. Dyshohet se Kurz ka paguar mediat për të shkruar mirë për te… Akuzat e tilla në shtetet perëndimore gati kurrë nuk të falen! Like 0
Novosti: NATO po e trajnon ushtrinë e Kosovës për të marrë nën kontroll veriun SHBA dhe Shqipëria po përpiqen ta përfshijnë Ushtrinë e Kosovës në ushtrimin “Karta Amerikano …