Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi mustafi i ka bër pytje drejtorit të entit republikan të statistikave në Serbi,se si ka mundësi që të jenë mbi 22% qytetar jo residient në Luginë të Preshevës,të njejtë kohë ka ftuar edhe bashkësin ndërkombtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit. Ky është njoftimi i plotë i z.Mustafi Z. KOVAÇEVIQ – DREJTOR I ENTIT REPUBLIKAN TË STATISTIKAVE, SI KA MUNDËSI QË VETËM TEK KOMUNITETI SHQIPTARË QË PËRBËN RRETH 1.2% NË SERBI, TË JENË MBI 22% QYTETAR JOREZIDENT NË NIVEL TË SERBISË? Enti Republikan i Statistikave ka publikuar të dhënat preliminare mbi regjistrimin e popullsisë të realizuar në muajin tetor 2022. Në Luginën e Preshevës Totali i personave të regjistruar është 123.852, përderisa Totali numrit të banorëve 84.169 në një diferencë prej 39.683. Ndërkaq, diferenca e personave të regjistruar me numrin e banorëve në nivel të Serbisë është 178.617 për të cilët do duhej të konsiderohen banorë jo rezidentë. Është shqetësues fakti që vetëm në komunën e Preshevës është 25.471, Bujanoci 12.050 dhe Medvegjës 2.162. Apo Lugina e Preshevës është mbi 22% në nivel të Serbisë. Dhe fakti tjetër shumë interesant që në nivel të rrethit Pçinjës, Presheva dhe Bujanoci përbëjnë rreth 40% të popullsisë. Ndonëse, ende nuk është publikuar raporti i plotë edhe me të dhënat etno kulturore ku është përfshirë përkatësia: kombëtare, fetare dhe gjuha amtare. Megjithatë, sipas vlerësimeve nga të dhënat e komisioneve lokale për regjistrimin e popullsisë duke kalkuluar sipas vendbanimeve të pastra shqiptare, të përziera dhe atyre jo shqiptare japin këto rezultate: Në komunën e Preshevës janë regjistruar gjithsej 60.568 qytetarë, prej të cilëve rreth 57.000 jetojnë në vendbanimet shqiptare, ndërsa 649 në zonat jo shqiptare. Në vendbanimet e përziera përfshirë edhe qytetin Preshevës vlerësohet të jenë rreth 2.372 qytetar jo shqiptar. Në komunën e Bujanocit janë regjistruar gjithsej 54.684 qytetarë, prej të cilëve 30.712 jetojnë në vendbanimet shqiptare, ndërsa 7.632 në zonat jo shqiptare. Në vendbanimet e përziera përfshirë edhe në qytetin e Bujanocit janë regjistruar 16.340 qytetarë llogaritet mbi 7.000 shqiptar. Në komunën e Medvegjës janë regjistruar gjithsej 8. 600 qytetarë, prej të cilëve 1.247 jetojnë në vendbanimet ku jetojnë vetëm shqiptarë, ndërsa 2.522 në zonat jo shqiptare. Në vendbanimet e përziera përfshirë edhe qytetin e Medvegjës janë regjistruar 4.831 qytetarë dhe llogaritet jenë rreth 1.400 shqiptar. Sipas këtyre kalkulimeve në Luginën e Preshevës llogaritet të jenë mbi 96 mijë qytetarë shqiptarë, deri sa priten edhe të dhënat në komunat gjetiu në Serbi. Sipas deklaratave të drejtorit Entit Republikan të Statistikave Miladin Kovaçeviq në Luginën e Preshevës janë nga 6 mijë deri 62 mijë shqiptarë. Atëherë si ka mundësi vetëm tek komuniteti shqiptarë që përbëjnë 1.2%, banorë jo rezident të jenë mbi 22% në nivel të Serbisë? Apo, nuk dua të besojë se keni vepruar sipas diktatit të Presidentit Vuçiq i cili me 26 tetor deklaroi se “pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbisë.” Megjithatë, kurrë më nuk do të jenë 5.809 shqiptar në Serbi, apo 1.118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011. Edhe njëherë, ftoj bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë, përkatësisht përpunimit të dhënave sepse diskriminimi fillon me numrat. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bëhuni gati për temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik (IHM), ka bërë të ditur se edhe në pesë ditët e ardhshme, …