Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ka takuar në Nju Jork zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Në njoftimin e lëshuar nga zëdhënësi Nate Evans, thuhet që Thomas-Greenfield ka uruar Gërvallën për marrëveshjen e fundit me Serbinë, të cilën e ka quajtur historike dhe ligjërisht të obligueshme, e po ashtu ka kërkuar zbatimin e saj të shpejtë. “Ambasadorja Thomas-Greenfield përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore”, thuhet në njoftim, transmeton teve1.info. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reagimi i BE-së për dekleratën e Brnabiq se ” Shqiptarët vijnë nga mali “ Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, se në …