Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Zveçan ka filluar grumbullimi i protestuesve para objektit të komunës. Aty po qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it. Më herët janë parë edhe vetura në lëvizje të Policisë së Kosovës, derisa autoblindat vazhdojnë të qëndrojnë para objektit komunale. Situata kryesisht duket e qetë. Goran Rakiq nga Lista Serbe i është bashkuar edhe sot protestës. “E falenderoj KFOR-in që ka pranuar kërkesën që të caktojnë perimetrin e sigurisë përmes rrugëve anësore që dërgojnë deri te komuna, në mënyrë që nëse ka tentim të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës të parandalohen incidentet, ka thënë Rakiq. Në protestë janë bashkuar edhe minatorët serbë. “Sot nuk po punojmë pasi nga intervenimi i ROSU në veri është ndalë prodhimi dhe qarkullimi i mjeteve të punës për të nxjerrë xehen jashtë. Prandaj është ndërprerë puna”, ka thënë Darko Milojeviq, përfaqësuesi i minatorëve serbë. Protestës në Zveçan i janë bashkuar edhe punëtorët shëndetësorë.raporton RTK Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kocijancic qartëson situatën: Dialogun Kosovë- Serbi e ndërmjetëson BE-ja Zëdhënsja e BE’së, Maja Kocijnacic, ka thënë se Bashkimi Europian pret bashkëpunim të ngushtë …