Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka më shumë se dy muaj që mjekët dhe personeli shëndetësor e teknik që ishin të angazhuar në punë gjatë kohës së pandemisë Covid19 në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, janë lënë në mëshirë të fatit. Shtëpia e shëndetit në Preshevë po vazhdon të mbetet e vetmja e cila nuk po e realizon Konkluzionin e Qeverisë i cili urdhëron që të gjithë personat e angazhuar në kohë të pandemisë të fitojnë vend të përhershëm të punës në institucionet shëndetësore ku kanë punuar. Pas njoftimit që ia kam bërë përfaqësuesëve ndërkombëtar dhe letrës që, me 27 nëntor i kam dërguar Kryeministres Brnabic, nga e cila kam kërkuar që të urdhërojë që konkluzioni i Qeverisë që ajo drejton të rrespektohet edhe në Preshevë, as dy muaj më vonë nuk kam marr përgjigje. Nisur nga kjo, të martën, me 16 janar, iu jam drejtuar Presidentit të shtetit duke i kërkuar që të shrytëzojë kompetencat dhe autoritetin e tij dhe të parandalojë këtë diskriminim të paprecendentë që po i bëhet të rinjëve shqiptar në komunën e Preshevës. Vazhdimi i heshtjes eventuale nënkupton bashkëpjesmarrje në këtë diskriminim. Në Preshevë, për një kohë të shkurtër, jemi ballafaquar me dy raste konkrete të diskriminimit të skajshëm. Shtëpia e shëndetit në Preshevë dhe Stacioni policor në Preshevë, po shndrrohen në institucione të mbyllura për shqiptarët e Preshevës. Në shkresën dërguar, presidentin e shtetit e kam njoftuar edhe për rastin e studentit të diplomuar të akademisë policore, Ahmet Beqiri, e për të cilin, edhe pse me shkollim të lartë, nuk ka vend pune në stacionin policor në Preshevë. Është koha që të parandalohet ky trajtim i pabarabartë që po i bëhet shqiptarëve të Luginës. Heshtja e institucioneve nënkupton bashkëpjesmarrje. E kur heshtin krerët e shtetit, nënkuptohet që ata vet janë edhe ideatorët e këtij plani. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bislimi:Lugina e Preshevës diskutohet në Seancë Dëgjimore të Senatit Amerikan Faton Bislimi antarë i kryesisë së Ligës qytetare Shqiptaro-Amerikane ka bër me dije se …