Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur sërish për takimet që kishte zhvilluar gjatë qëndrimit të tij në Brtiani. Në platformën sociale Facebook, tha se është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e BE-Mbrëtëri e Bashkuar, në kuadër të bashkëpunimit. Ai tha se gjatë qëndrimit në Londër pati biseda të thella me “ambasadorët vendas, komunitetin e grupeve të ekspertëve dhe zyrtarë qeveritarë rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”. “Është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e BE-Mbretëri e Bashkuar në fusha të bashkëpunimit të qeverisë së re. Mezi pres të punojmë së bashku1’, është shprehur ai. Ndryshe, vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar për t’ia zgjatur mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Ky vendim, për të cilin më herët kishte paralajmëruar përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë ka marrë pëlqimin e vendeve anëtare. Pajtimi u arrit disa muaj pasi Borrelli e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij. Emërimi i pasardhësit të Lajçakut është lidhur tani në mënyrë direkte me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Asnjë nga tetë opsionet për Brexit nuk marrin mbështetjen e deputetëve britanikë Asnjë nga opsionet e propozuara për Brexit nuk kanë siguruar mbështetje të qartë pas …