Nëpërmjet një reagimi për opinion, Partia Demokratike Shqiptare, ka përgënjeshtruar akuzat e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, se Ragmi Mustafa kryetar ish kryetar i Preshevës, njëherit, kryetar i PDSH-së, ndodhet në lsitën e zezë të Shteteve të BAshkuara të Armerikës.

“Ragmi Mustafa përderisa ka qenë edhe kryetar i Komunës së Preshevës asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç po shpifë kryetari mashtrues Shqiprim Arifi” – thuhet në reagimin e PDSH-së.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të PDSH-së në Preshevë:

Partia Demokratike Shqiptare shpreh indinjatë të thellë dhe ragon ashpër ndaj të pavërtetave që po lanson në paraqitjet e tij skandaloze kryetari injorant i Komunës së Preshevës ndaj liderit të Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me raportin që ka pasur z. Ragmi Mustafa me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të akredituar në Beograd si dhe shtetin amerikan.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa përderisa ka qenë edhe kryetar i Komunës së Preshevës asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siq po shpifë kryetari mashtrues Shqiprim Arifi.

Përmes këtij reagimi, me fakte do të demaskojmë këtë shpifje të radhës dhe këtë tendencë të mashtrimit dhe manipulimit që është duke bërë me masën qytetare kryetari i Alternativës për mashtrime Shqiprim Arifi.

Përmes fotografive do të paraqesim qasjen dhe raportin e kryetarit të PDSH-së z. Ragmi Mustafa që ka pasur me ambasadën amerikane në Beograd, pritjen e ambasadorëve të SHBA-ve në Komunën e Preshevës si dhe vizitat që ka pasur në Departamentin e shtetit në Ëashington, kongresin amerikan si dhe institucione tjera të rëndësishme të shtetit amerikan, para të cilëve ka paraqitur çështjen e pazgjidhur të statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Partia Demokratike Shqiptare lidhur me këto shpifje publike që po lanson ky mashtrues, me shkrim do të njoftoj edhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akredituar në Beograd për implikimin dhe shpifjen që është duke ia bërë këtij institucioni me qëllim të përfitimit të poenave të ulët politik në mënyrë primitive.

Vlenë të theksohet, se krahas reagimin, PDSH, ka publikuar edhe disa fotografi, ku shihet kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa me ambasadorët e SHBA-ve në Beograd, dhe disa nga fotografitë e Mustafës, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në SHBA.

 


Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme