Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mërgimtarë kujdes nëpër Serbi, mos i harroni këto rregulla Mërgimtarët tanimë kanë filluar të mbërrijnë në vendlindje, duhet patur kujdes gjatë kalimit transit nëpër Serbi. Siç dihet ky vend ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga 27 prilli 2018. Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin. Ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada. Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë. Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg. Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze. Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim: Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta, Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta, Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta, Beograd – Shid (109 km): 54 minuta. Këto rregulla të reja duhet t’i kenë parasysh sidomos diaspora e Kosovës dhe Maqedonisë, e cila në këtë kohë shfrytëzon Serbinë si transit për të ardhur në vendlindje Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ish-gjenerali amerikan: Marrëveshja e Dejtonit mund të jetë model për problemin Kosovë-Serbi SHBA-ja duhet të ketë një përfshirje më të madhe në zgjidhjen e problemit mes …