Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar sot për 28 vjetorin e kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se me shpalljen e Deklaratës Kushtetuese ata i dhanë formë e përmbajtje për herë të parë Republikës së Kosovës, si një republikë-për-rezistencë. “Delegatët u mblodhën jashtë dyerve të Kuvendit, sepse nuk lejoheshin të hynin aty, në kushtet e represionit të pushtetit të Serbisë. Me shpalljen e Deklaratës Kushtetuese ata i dhanë formë e përmbajtje për herë të parë Republikës së Kosovës, si një republikë-për-rezistencë. Në deklaratë përmenden konceptet më të rëndësishme, “vetëvendosja politike” dhe “demokracia autentike”, si baza të shtetformimit modern, republikan e demokratik edhe pse nën okupim”, ka shkruar Kurti. Mirëpo Kurti ka kërkaur që të shpallet edhe Republika e Tretë siç e ka quajtur. “Paradoksalisht, në liri e me pavarësi të shpallur, në Republikën e Dytë që tani i mbushi një dekadë, u shfaq arbitrariteti dhe mohimi i demokracisë e i vetëvendosjes. Kjo na obligon të çojmë përpara projektin tonë për Republikën e Tretë, ku liria më në fund do të bashkohet me demokracinë, vetëvendosjen, zhvillimin e drejtësinë”, ka shkruar tutje Kurti. Mirëpo ai ka ironizuar me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamtarin, Kadri Veseli, duke thënë se “Shpresoj që Kryeministri dhe Kryeparlamentari nuk do të bëjnë ndonjë organizim a ceremoni sot. Pas ceremonisë së dështuar për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit vetëm sa do të shkaktojnë njëherë ankth e pastaj zhgënjim te qytetarët”, ka përfunduar Kurti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gazmend Aliu reagon ndaj Shqiprim Arifit: Me shpifje s’mundesh ta mbulosh dështimin SULMI SI MBROJTJE NGA DËSHTIMI Shkruan Gazmend Aliu Ndonëse pata vendosur të mos merem …