Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kupa e Botës 2018, sot do të fillojë raundin çerekfinal të saj me një duel interesant mes Uruguajit, i cili eliminoi në 1/8 finale Portugalinë e Cristiano Ronaldos, dhe Francës, e cila bëri të njëjtën gjë ndaj Argjentinës së Leo Messit. “La Celeste”, megjithatë, pothuajse me siguri do ta fillojnë ndeshjen pa Edinson Cavani, vendimtar në raundin e dytë, me një paraqitje mahnitëse dhe dy gola para lëndimit të viçit, që e detyroi atë të zëvendësohej dhe të mos stërvitet fare më pas. Reklamë Në vendin e tij, pranë Luis Suarez, duhet të luajë Stuani. Për pjesën tjetër të formacionit, Tabarez do të konfirmojë skuadrën që mundi Portugalinë. Te Franca, mungesa e madhe është Matuidi, i skualifikuar, që duhet të zëvendësohet nga Tolisso. Sytë e të gjithëve, megjithatë, padyshim do të fokusohen sidomos te Mbappè, i cili tashmë i ka tërhequr përpara transalpinët në 1/8 finale, kundër Argjentinës. Yjet e tjerë, megjithatë, në dispozicion të trajnerit Deschamps nuk mungojnë: nga Pogba në Griezmann. Pra, shfaqja është e garantuar. Formacionet e mundshme: URUGUAJI (4-3-1-2): Muslera; Caceres, Gimenez, Godin, Laxalt; Nandez, Torreira, Vecino; Bentancur; Suarez, Stuani. FRANCA (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Kanté, Pogba; Mbappé, Griezmann, Tolisso; Giroud. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Edi Rama është takuar sot me kancelaren Angela Merkel Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. …