Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, besohet se shfaq momentin kur droni i mbushur me eksploziv shpërthen në ajër në afërsi të vendit ku presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, po mbante fjalim. Videoja është shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale në Venezuelë, ku një dron që ishte afër vendit ku po zhvillohej parada ushtarake, befasisht shpërthen duke krijuar një top të zjarrtë, transmeton Telegrafi. Zyrtarë të Venezuelës pretendojnë se disidentët kanë përdorur dy dronë të llojit M600, ku secili prej tyre ishte i mbushur me eksploziv C4. Njëri prej tyre ishte planifikuar të shpërthente mbi kokën e presidentit, derisa tjetri para fytyrës së tij, kështu të paktën pretendon Ministri i Punëve të Brendshme, Nestor Reverol. Por, ushtria reagoi me kohë dhe kështu njëri nga dronët shpërtheu në ajër, kurse tjetri u përplas në një ndërtesës dy lagje larg vendi ku Maduro po fliste para qindra ushtarakëve. Kjo video besohet se shfaq momentin kur droni i parë shpërthen në ajër derisa po lëvizte në drejtim të presidentit të Venezuelës. Pas këtij atentati të dështuar, Maduro ka akuzuar oponentët politik, duke e cilësuar sulmin si tentim vrasje. “Kemi arrestuar gjashtë terroristë dhe vrasës. Në orët e ardhshme pritet të ndodhin arrestime tjera”, ka deklaruar Reverol Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës Nesalcë – Letovicë Sot u nënshkrua kontrata e vlefshme për asfaltimin e rrugës Nesalcë-Letovicë, ndërmjet Komunës së …