Pas orës 1 të mesnatës së 7 gushtit, drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka shkuar nëpër klinika për të parë mbarëvajtjen e punës. Vizita e tij është përmbyllur me tre mjekë të suspenduar e tre të tjerë të cilët i ka vendosur para Komisionit disiplinor, shkruan sot Koha Ditore.

Vizita e parë ka qenë Klinika e Kirurgjisë se Fëmijëve. Siç thuhet në raportin e inspektimit nga kjo vizitë të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, evidencohen shumë parregullsi në mbarëvajtjen e punës në ndërrimin e natës në QKUK.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Gjatë vizitës në këtë klinikë vërejta se dy infermieret ishin në vendet e tyre të punës. Dr. Defrim Koçinaj mungonte në repart. Pas një kohe kthehet dhe jep arsyetimin se ishte në konsultë në Klinikën e Neonatologjisë, ndërkohë konfirmohet nga Neonatologjia se nuk ka qenë në konsultim”, thuhet në këtë raport.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme