Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Është e përjavshmja serbe Nedelnjik që ka publikuar tekstin nga një prej avokatëve më të mirë serbë që ka asistuar ish-presidentin serb, ndërkohë që përballej me akuzat për “krime kundër njerëzimit”. Sipas të përjavshmes serbe, Sllobodan Millosheviçi i ka shkruar një letër shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, pikërisht për braktisjen që Moska i kishte bërë atij, duke e “shitur” tek perëndimorët sipas Sllobos. Avokati Zdenko Tomanoviç, duke folur për numrin e ri të revistës javore serbe, zbulon takimin e fundit me njeriun që mori përsipër rolin e kasapit të kroatëve, muslimanëve dhe shqiptarëve që jetonin në hapësirën e Jugosllavisë. “Një ditë para se të gjendej i vdekuur në qeli, Millosheviçi më kërkoi të shkoja më herët aty, mori një laps e letër dhe e shkroi me dorë. Më kërkoi më pas që ta dorëzoja në ambasadën ruse në Holandë, me kërkesën që ajo t’i dorëzohet ministrit rus, Sergei Lavrov. Në letër, ai u ankua se ai ishte duke u helmuar në Tribunalin e Hagës dhe i kërkoi Rusisë për ta mbrojtur dhe për të shpëtuar atë”, rrwfeu avokati. Një ditë më pas, Millosheviçi u gjet i vdekur. Tomanoviç ishte i vetmi shtetas i Serbisë që e pa Millosheviçin e vdekur në qelinë e tij “Nedelnjik” intervistoi Tomanoviçin pikërisht pas vrasjes së kolegut të tij, avokat Dragoslav Ognjanoviç – Misa. Tomanoviç ishte qartësisht i zhgënjyer dhe dha dorëheqjen. “Misa u vra vetëm për shkak se ai ishte një avokat. Dhe në këtë moment, kjo është e vetmja gjë e rëndësishme. Për fat të keq, elitat tona politike dhe mediatike janë të kriminalizuara. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Kjo krijon një atmosferë që relativizon rëndësinë e kësaj vrasjeje. Të vrasësh një avokat vetëm për shkak se po bënte punën e tij shkon përtej forcës së të gjithë numrave që na ofrohen. Barazia dhe siguria e çdo qytetari nuk sigurohet duke transferuar përgjegjësinë në disa kohë të kaluara”, tha ish-avokati i Millosheviçit, duke akuzuar egërsisht Beogradin se ka dorë jo vetëm në vrasjet e sotme që po ndodhin në kryeqytetins serb, por edhe në larjet e hesapeve në të kaluarën. Në një intervistë të gjerë, Tomanoviç foli edhe për gjyqësorin në Serbi dhe të gjitha defektet e tij, ndikimin e politikës dhe medias mbi ligjin, mbrojtjen e Millosheviçit, lidhjen e mafias me politikën, por edhe me figura të njohura si Aleksandar Tijaniç dhe Bogdan Tirnaniç, Miroslav Mishkoviç, Milan Beko apo edhe Emir Kusturica. Ish-avokati i Sllobodan Millosheviçit nuk ka folur shumë, por a thënë aq sa për të shkaktuar një trazirë pikërisht në prag të evenimenteve të mëdha siç është marrëveshja për Kosovën. “Sllobon e vranë”? Kush? “Nuk e di, por Rusia nuk e mbrojti”, thotë ai… Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reagon Kryetari Kuvendit Enver Ramadani të kthehen policët e suspenduar Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani ka reaguar përmes një shkrimi lidhur …