Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Serbia dhe Kosova mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, ku Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore (Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin shtetit fqinj. Kështu thuhet në një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë, raport të cilin ka arritur ta siguroj Gazeta “Zëri”. Në këtë raport të siguruar nga “Zëri”, paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve. Propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, me ç’rast përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj. Te skenari i normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet ndërrimit të territoreve, për Republikën e Serbisë autorët vlerësojnë se subjekt i shkëmbimit mund të jenë vetëm tri komuna: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Duke u bazuar në disa statistika të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, të cilin në atë kohë shqiptarët e Luginës së Preshevës e kishin bojkotuar, autorët vlerësojnë se Presheva i ka 29600 banorë, Bujanoci 38300 banorë, ndërsa Medvegja 7400 banorë. Sipas këtyre statistikave, në Bujanoc jetojnë 20452 shqiptarë, përkatësisht 53,4% dhe 12982 serbë e 4576 romë. Në Preshevë, sipas këtij raporti, jetojnë 26955 shqiptarë, përkatësisht 91% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve, 2294 serbë dhe 271 romë. Në raport thuhet se në Medvegjë jetojnë vetëm 531 shqiptarë (7,1%), 6429 serbë dhe 145 romë. Autorët serbë në raportin e përkrahur nga fondacioni i George Sorosit vlerësojnë se përfshirja e Medvegjës në ndërrim të territoreve me vetëm 7,1% të qytetarëve shqiptarë është zgjidhje e paqëndrueshme. Ndonëse sipas raportit komuna e Bujanocit ka rreth 54 për qind të qytetarëve shqiptarë, ata vlerësojnë se me gati gjysmën e popullsisë joshqiptare edhe shkëmbimi i komunës së Bujanocit “në aspekt afatgjatë mund të jetë një zgjidhje e paqëndrueshme dhe një vatër për rrezik politik dhe të sigurisë në të ardhmen”. E vetmja komunë sipas këtyre autorëve që i plotëson kushtet për shkëmbim të territoreve, duke marrë parasysh pozitën gjeografike dhe strukturën demografike, është komuna e Preshevës me 91% të popullatës shqiptare. Like 0
Serbia dhe Kosova mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, ku Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore (Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin shtetit fqinj. Kështu thuhet në një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë, raport të cilin ka arritur ta siguroj Gazeta “Zëri”. Në këtë raport të siguruar nga “Zëri”, paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve. Propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, me ç’rast përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj. Te skenari i normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet ndërrimit të territoreve, për Republikën e Serbisë autorët vlerësojnë se subjekt i shkëmbimit mund të jenë vetëm tri komuna: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Duke u bazuar në disa statistika të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, të cilin në atë kohë shqiptarët e Luginës së Preshevës e kishin bojkotuar, autorët vlerësojnë se Presheva i ka 29600 banorë, Bujanoci 38300 banorë, ndërsa Medvegja 7400 banorë. Sipas këtyre statistikave, në Bujanoc jetojnë 20452 shqiptarë, përkatësisht 53,4% dhe 12982 serbë e 4576 romë. Në Preshevë, sipas këtij raporti, jetojnë 26955 shqiptarë, përkatësisht 91% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve, 2294 serbë dhe 271 romë. Në raport thuhet se në Medvegjë jetojnë vetëm 531 shqiptarë (7,1%), 6429 serbë dhe 145 romë. Autorët serbë në raportin e përkrahur nga fondacioni i George Sorosit vlerësojnë se përfshirja e Medvegjës në ndërrim të territoreve me vetëm 7,1% të qytetarëve shqiptarë është zgjidhje e paqëndrueshme. Ndonëse sipas raportit komuna e Bujanocit ka rreth 54 për qind të qytetarëve shqiptarë, ata vlerësojnë se me gati gjysmën e popullsisë joshqiptare edhe shkëmbimi i komunës së Bujanocit “në aspekt afatgjatë mund të jetë një zgjidhje e paqëndrueshme dhe një vatër për rrezik politik dhe të sigurisë në të ardhmen”. E vetmja komunë sipas këtyre autorëve që i plotëson kushtet për shkëmbim të territoreve, duke marrë parasysh pozitën gjeografike dhe strukturën demografike, është komuna e Preshevës me 91% të popullatës shqiptare.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Me Macron do të bisedojmë për Kosovën Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se gjatë vizitës presidenti i Francës …