Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputetët kosovarë s’po e prishin “terezinë” e pushimeve verore pavarësisht diskutimeve që po zhvillohen për ndryshim kufijsh me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Pavarësisht paralajmërimeve të ngritura se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për korrigjim të kufijve me Serbinë deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të pushojnë tash e dy javë. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Drejtues të Partisë Socialdemokrate (PSD) tashmë u kanë bërë thirrje deputetëve që të kthehen nga pushimi dhe të diskutojnë për çështjen e dialogut, respektivisht për hartimin e një platforme negociuese, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje pozitive në këtë drejtim. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se fillimisht duhet të bëhet një analizë e marrëveshjeve të arritura gjer tani para se të vazhdohet më tutje me dialogun, ani pse takimi i tretë në kuadër të fazës finale pritet të mbahet në fillim të shtatorit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjendet i vrarë në veturë funksionari i komunës së Tetovës Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë …