Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri rreth mundësisë së shkëmbimit të territorit me Serbinë, dhe rreth korrigjimit të kufijve me shtetin serb.

Haradinaj ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes dy vendeve.

Ai ka thënë se Thaçi nuk ka mandat për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj.

“Nuk e përkrahim presidentin me i lëvizë kufijtë e Kosovës sotme në dëm të territorit, nuk e ka këtë mandat nga unë si kryeministër, e as prej Aleancës”, ka thënë Haradinaj.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Çka po kujtojmë se krejt budalla jemi në këtë vend a, tash po ta fal dikush Preshevën a, këto janë pallavra”, është shprehur Haradinaj.

I pyetur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Haradinaj tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova.

“Çka me ba me shqiptarët e Preshevës, le të forcohet Shqipëria, le të forcohet Kosova, shqiptarët kudo që janë kanë me jetu si zotni”, ka thënë Haradinaj në RTV21.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme