Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Paddy Ashdown, thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një “rrugë e shtruar me rrezik”.

“Nëse Lugina i bashkohet Kosovës të njëjtën gjë mund ta duan edhe shqiptarët e Maqedonis”

Ashdown, në një intervistë për Radioa Evropa e Lirë, thotë se ideja e tillë do të krijonte precedent për shqiptarët në Maqedoni, për kufirin hungarezo-serb e madje edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, për të marrë një pjesë të Ukrainës.

Ashdown dhe dy ish-përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në Bosnje, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling, i shkruan këtë javë letër të hapur shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, duke iu bërë thirrje që të heqin dorë nga planet për “tregtinë e territoreve” midis Serbisë dhe Kosovës.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Mendoj se këto janë rrethana të rrezikshme. Mendoj se do nisë një seri kërkesash të ngjashme për korrigjim të kufijve, që do të shkaktojnë migrimin e pakicave dhe do të destabilizojnë disa vende, përfshirë Bosnjën. Për shembull, Maqedonia është në prag të një referendumi të rëndësishëm për të ardhmen e saj dhe mundësinë e anëtarësimit në BE. Por, nuk kam dilema se, nëse Presheva i bashkohet”, ka thwnw Ashdown.

Po ashtu ai ka thënë se ”Kosovës, edhe shqiptarët në Tetovë dhe Gostivar mund të thonë se duan t’i bashkohen Kosovës. E gjithë kjo do t’i dëmtonte përpjekjet e deritashme për integrimin e Ballkanit Perëndimor”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme