Media të ndryshme në vend sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka dhënë dorëheqje.

Sipas raportimeve deri te ky vendim ka ardhur pasi Tahiri ka qenë i pakënaqur me ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë.

Por deri më tani përkundër tentimeve Gazeta Insajderi nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Vetë ministri e ka shkyqur telefonin, kurse zyra për media e qeverisë s’kanë pranuar të flasin.

Për këtë temë ka qenë e pamundur të kontaktohen dhe zyrtarët e lartë të PDK-së.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë arrestuar dy deputetë të Kuvendit, të cilët kanë kërcënuar prokurorët./insajder.com

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme