Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot shënohet Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz, ku do të jenë të përfshirë akterët e angazhuar në luftën kundër trafikimit me njerëz, posaçërisht me fëmijët, të rinjtë dhe gratë të cilët janë viktima, apo viktima potenciale të shfrytëzimit seksual. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë do të mbajë konferencë për shënimin e kësaj dite. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit. Në këtë konferencë do të marrë pjesë Hashim Thaçi, presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës se Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Colleen Hyland, zëvendës ambasadore e SHBA-ve në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtetet e Bashkuara dërgojnë raketa të fuqishme në Oqeanin Paqësor Diku në Oqeanin Paqësor, anijet luftarake amerikane janë duke transportuar armë të reja, për …