Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), duke komentuar vendimin e Qeverisë për 10 për qind taksë doganore për mallrat e Serbisë, ka vlerësuar se liria e lëvizjes dhe qarkullimi i lirë i mallrave, si të drejta elementare të njeriut dhe si garantues të zhvillimit ekonomik në Kosovë po dhunohen brutalisht nga Serbia, e ndihmuar nga një pjesë e burokracisë së vendeve të BE-së, biznesmenët e kriminalizuar kosovarë dhe një pjesë e kriminalizuar e politikës vendore. KMDLNj nëpërmjet një komunikate thotë se Serbia ka bërë 100% bllokadë politike Kosovës dhe ka propozuar që kjo taksë të rritet në masën së paku 50% sikur që të zbatohet 100% reciprociteti me Serbinë dhe për këtë beson se do ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës , pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë. “Vendosja e taksës doganore prej 10% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja është një veprim simbolik , afatshkurtër dhe më shumë një blof politik për faktin se ndaj Serbisë dhe Bosnjës është dashur të vendosen taksa në nivel që Serbia dhe Bosnja e dëmtojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe kjo është dashur të vendoset që nga koha e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kur Serbia nisi një luftë të hapur për shkatërrimin e Kosovës , si në planin ndërkombëtar ashtu edhe në atë të brendshëm”. Sipas këtij këshillit, Bashkësia ndërkombëtare është treguar e padrejtë ndaj Kosovës duke e lejuar Serbinë të ndërhyjë në mënyrë flagrante në punët e brendshme të një shteti, pavarësinë e së cilit e kanë njohur pjesa dërmuese e këtyre shteteve. “BE po përdorë standarde të dyfishta dhe është dyfytyrëshe edhe sa i përket liberalizimit të vizave duke vendosur kushte shtesë për Kosovën e të cilat nuk ishin kusht për asnjë shtet të Ballkanit dhe duke e shtyrë liberalizimin e vizave drejt kushtëzimit për lëshime politike që përmbajtësisht e dëmtojnë Kosovën”. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka kërkuar që taksa për produktet serbe dhe nga Bosnja të rritet edhe më shumë. “KMDLNj ka propozuar që kjo taksë të rritet në masën së paku 50% sikur që të zbatohet 100% reciprociteti me Serbinë dhe për këtë besoj se do ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës , pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë”, thuhet në letrën e KMLDNJ-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kosova merr vendim ia ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarve nga Beogradi Kosova ka marrë vendim që asnjë zyrtari nga Beogradi të mos i japë leje të …