Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ajo çfarë po ndodh në pjesën veriore të Kosovës mban vulën e presidentit të Kosovës. Ai me çdo kusht e do veriun e Kosovës të tensionuar. Kjo ishte përgjigja e tij e parë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’u vënë taksë prodhimeve serbe. Të gjithë ishin në pritje të presidentit Thaçi për të thënë një fjalë të vetme për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore për mallrat me origjinë serbe. Kishin kaluar dy ditë e ai nuk po fliste. Heshtja nuk është karakteristikë për Thaçin. Ai komenton zhvillimet në çdo kënd të botës, e lëre më ato çfarë ndodhin në Kosovë. Por nuk po thoshte asgjë për raportet më të reja ekonomike me Serbinë. Mirëpo, pas aksionit të sotshëm në veri të Kosovës, të njësive speciale të Policisë, duket që Thaçi paska heshtur vetëm në publik, duke i mbajtur të angazhuar organet e rendit. Në këtë mënyrë, Thaçi, i cili i mban në kontroll të rreptë Prokurorinë, Policinë dhe AKI-në, është hedhur në aksion. Atë çfarë po planifikonte ta bënte me negociata në Bruksel, në bisedime direkte me presidentin Vuçiq, tash, si duket, po planifikon ta bëjë me intervenim direkt në terren. Pas arrestimeve të sotshme atje, kinse për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Thaçi ka krijuar kushte ideale për serbët e asaj ane që të barrikadohen fuqishëm, madje edhe me barrikada fizike, kundër institucioneve të Kosovës. Kjo bëhet edhe më e qartë, tash kur Policia e ka shpallur person në kërkim Milan Radojçiqin, politikan i afërt me Ramush Haradinajn, kumbar i koalicionit për krijimin e Qeverisë së Kosovës, i cili në netët e gjata kur po bëheshin marrëveshjet për formimin e Qeverisë, më se një herë kishte qëndruar në darkë me Haradinajn, Veselin, Pacollin dhe Limajn. Vënia e Radijçiqit në kërkim duket që i jep fund këtij koalicioni, e në këtë mënyrë edhe planeve të Qeverisë së Kosovës, për t’iu kundërvënë ekonomikisht Serbisë. Në këtë mënyrë Thaçi, nëse i ecën aksioni sipas planit të tij, e rikthen pozicionin e tij në skenë, pozicion i cili ishte luhatur ditëve të fundit. Se e gjitha kjo është e orkestruar, mjafton t’i lexojmë lajmet në mediat e afërta me presidentin e Kosovës. Kështu për shembull, në një shkrim me burime në Klan Kosova, pronarët e të cilit medium janë të kontrolluar direkt nga presidenti Thaçi, shkruan se “Milan Radojçiq ishte arratisur nga ndjekja e Policisë së Kosovës, pasi që dikush nga Prishtina e kishte lajmëruar atë për aksionin”. Pastaj në fund të këtij shkrimi tregohet që Haradinaj e kishte pritur Radojçiqin para disa kohësh në zyrën e tij. Se Radojçiq kishte komunikime me kryeministrin Haradinaj këtë e ka konfirmuar edhe vetë ky i fundit. Mirëpo, është shumë thaçist aludimi se Haradinaj, ose dikush nga Prishtina, e ka njoftuar Radojçiqin që të arratiset. Në anën tjetër, mësohet se Radojçiqi ka qenë në Beograd, në takimet me qeverinë serbe dje gjatë gjithë ditës. Se Radojçiqi nuk është në Kosovë, ose që ai nuk ishte në Kosovë, kjo figuron edhe në të dhënat e policisë kufitare. Gjithashtu, mësohet se Policia nuk kishte të dhëna që ai ishte kthyer prapa në Kosovë. Sido që të jetë, tashmë pritet që gjërat të përkeqësohen edhe më tutje. Për dallim nga Beogradi, që është unik në qëndrimet për Kosovën, në Prishtinë gjërat qëndrojnë shumë më ndryshe. Presidenti i Kosovës, që supozohet të punojë për interesa të vendit, është shumë më pranë me qëndrime me Vuçiqin, sesa me Qeverinë e Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Digjet një Autobus në Gjermani në mesin e pasagjerve edhe 2 shqiptar Një autobus është përfshirë nga zjarri në Gjermani. Në mesin e shumë personave të …