Kryetarja  e degës së Partisë për Veprim Demokratik – Preshevë Ardita Sinani ka reagur sod në profilin e saj në rrjetin social ku ka akuzuar pushtetin lokal në Preshevë dhe kryetarin e komunës Shqiprim Arifi lidhur me Bllombimin dhe mos funksionalizimin e Shtëpis së Kulturës, Biblioteka, RTV Presheva dhe Zyra për të Rinj duke i bër pyetje publike duke i kërkuar sqarime kryetarit aktual të komunës, a është ndërmarrë ndonjë hap në hapjen dhe funksionalizimin e institucioneve.

Ky është reagimi i plot i Kryetares Sinani 

Katër institucionet ndër më të rëndësishmet të komunës së Preshevës, siç është Shtëpia e Kulturës, Biblioteka, RTV Presheva, Zyra për të Rinj po vazhdojnë të mbeten të mbyllura prej 16 Nëntorit 2018, edhe përskaj premtimeve të pushtetit lokal se për këtë problematikë është zgjidhur problemi dhe se është vetëm çështje ditësh rihapja e tyre.

Këto institucione mbetën të mbyllura edhe gjatë festës së Flamurit.
Gjithashtu, për shkak të këtij skandali, u anulua edhe festivali tani më tradicional disa vjeçar, “Ditët e Komedisë Shqiptare”.

Deri te mbyllja apo bllombimi i këtyre institucioneve përveç vendimit absurd të inspeksionit republikan, ka ardhur edhe për faj të neglizhencës së pushtetit lokal në Preshevë, sepse për domosdoshmërinë e instalimit të sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit Shtëpia e Kulturës ishte paralajmëruar disa javë më herët dhe nuk ishte ndërmarrë asnjë hap.

Mirëpo, politikës diskriminuese të pushtetit qendror, me mosdijen, papërgjegjshmërinë dhe mentalitetin e prapshtë shkatërrues e degradues po i kontribon në masë të madhe pushteti lokal i komunës së Preshevës.

Prandaj, është i kot arsyetimi i pushtetit lokal, e në veçanti kryetarit aktual të komunës që për çfarëdo dështimi apo mospërmbushje të obligimeve të tij të akuzoj pushtetet e kaluara. Besoj se sot, më shumë se asnjëherë më herët kryetari i komunës e ka kuptuar se pushtetet e mëparshme nuk mund të bëhen alibi dhe argument i dështimeve të tij.

Me këtë rast, meqë kanë kaluar 2 muaj dhe nuk ka asnjë përpjekje dhe angazhim serioz i shtroj pyetje publike duke i kërkuar sqarime kryetarit aktual të komunës, a është ndërmarrë ndonjë hap në hapjen dhe funksionalizimin e institucioneve si Shtëpia e Kulturës, Biblioteka, RTV Presheva dhe Zyra për të Rinj?
Gjithashtu kërkoj nga ai që të sqaroj deri ku kanë arritur procedurat për vendosjen e sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit?
Ardita SINANI
Kryetare e degës së Partisë për Veprim Demokratik – Preshevë

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme