Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar, me rastin e paralajmërimit se Palau do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, se Serbia po lufton dhe po përpiqet ta realizojë një pozitë më të mirë fillestare sepse “për ardhmërinë e popullit serb dhe të Serbisë është me rëndësi kyçe të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën. “Ne punojmë punën tonë, po përpiqemi të fitojmë pozitë sa ma të mirë fillestare për Serbinë, mirëpo i lus qytetarët të mos mendojnë se për shkak të kësaj situata në lidhje me Kosovën është më e lehtë. Duhet të keni parasysh edhe interesat e shqiptarëve dhe interesat e fuqive të mëdha të cilat janë mjaftë kundërshtuese me interesat tona”, ka thënë Vuçiq. I pyetur për deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë për përparim kah BE dhe NATO, Vuçiq ka thënë se kishte dashur që së pari të zgjidhen disa çështje më të thjeshta. “Nuk është e panjohur se është me rëndësi që ta zgjidhim çështjen e Kosovës me kompromis. Mirëpo për çfarë ne jemi duke biseduar derisa i kemi taksat? “Këtë masë anticivilizuese. Duke vendosur nëpër rafte flamuj, që qytetarët të mos blejnë prodhimet serbe. Ajo që ndodh në territor të cilin e kontrollon Prishtina, nuk ndodh në asnjë vend në botë”, ankohet Vuçiq. 4 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Cakaj: Punë e vyer nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës Ministri Cakaj ka uruar Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës lidhur me kontributin …