Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bisedimet Kosovë-Serbi mundësia e fundit për një zgjidhje të drejtë Në prak të nisjes së fazës finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të rezultojnë jo vetëm me Marrëveshje ligjërisht të obligueshme për palët por edhe me garancë që Kosova të fitojë ulësen në OKB, shpresa për përfshirjen e Luginës së Preshevës si pjesë e Dialogut Final po shtrohet si mundësi jetike për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të duhur edhe për shqiptarët. Muajt e fundit është dëshmuar një angazhim më i theksuar dhe i drejtpërdrejtë i institucioneve të Kosovës për të përkrahur kërkesat legjitime të Luginës së Preshevës. Ky angazhim I institucioneve të Kosovës, sidomos i presidentit dhe delegacionit shtetërorë të Kosovës po paraqet një kapitull të ri të aktualizimit ndërkombëtarë të çështjes së Luginës së Preshevës. Gjendja aktualisht e rëndë, vjen si pasojë e grumbullimit të shumë problemeve jetike për të cilat qeveria e Beogradit nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri serioze për të gjetur zgjidhje të pranueshme, duke i konsideruar shqiptarët si element të padëshirueshëm. Mungesa e zgjidhjeve të duhura të proceseve të shumta politike në të cilat shqiptarët kanë marrë pjesë (2001, 2009, 2013), të cilat Luginën e Preshevës e kanë shndërruar në një geto të vërtetë, vend pa perpektivë, që po ndikon largimin në masë sidomos të rinisë, dukë dëmtuar në mënyrën më serioze bërthamën kombëtare në këtë rajon. Të ballafaquar me këtë gjendje të vështirë, shqiptarët e Luginës së Preshevës Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e shohin si mundësinë e vetme, për të gjetur zgjidhjen adekuate për pozitën e tyre. Marrëveshja eventuale mes dy shteteve nuk do të ishte e plotë nëse nuk jep përgjigjen e drejtë edhe për pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sh. Kamberi Kryetar i PVD-së Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PDSH: Fton të gjithë këshilltarët guximtarë, grupimet politike shqiptare atdhedashëse, pjesëmarrse në Kuvendin Komunal që të rreshtohen si gardian të vërtetë në mbrojtjen e Kuvendit Komunal Preshevë Partina Demokratike Shqiptare ka bër një Deklaratë për mjetet e informimit lidhurë me situatën e …