Kryetari Shaip Kamberi dhe nënkryetarja e pvd-së Ardita Sinani po qëndrojnë për vizit në Kroaci me ftesë të Deputetës së vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Kryetari Kamberi përmes një shkrimi në profilin e tijë zyrtare në rrjetin social facebook ka njoftuarë për vizitën në Kroaci.

Ky është postimi i plot i kryetarit Kamberit

Kënaqësi e veçantë që bashkë me nënkryetarën e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, të jemi mysafirë të Deputetës së vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Me deputetën Lekaj Prljaskaj diskutuam për mundësinë e ndërtimit të partneritetit në mes të komunave të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kroacisë, ngjashëm si bashkëpunimi tanimë i ndërtuar mes të Prizrenit dhe Osijekut.

Në Zagreb takuam edhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, SH.T. Gëzim Kasapolli.

Gjatë vizitës në Zagreb, vizituam edhe Unionin shqiptar në Kroaci dhe biseduam me kryetarin e Unionit, z. Esad Çollaku.

Organizimi i shqiptarëve që jetojnë në Kroaci dhe participimi aktiv i tyre në jetën politike po realizohet në mënyrë të suksesëshme fal organizimit të shumë strukturave të shqiptarëve atje.

Më shumë artikuj të ngjashëm