Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka më shumë se një vit qëkur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar Shpend Ahmetin si kryetar të Prishtinës, por kundërkandidati i tij Arban Abrashi vazhdon të mos pajtohet me këtë fakt. Në mars të vitit të kaluar ai kishte dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e balotazhit të zgjedhjeve për kryetar të kryeqytetit, duke kërkuar nga Kushtetuesja të merrte vendimin final nëse Prishtina duhet të kthehet në votim për shkak të parregullsive. Por, as gati pas një viti Kushtetuesja nuk ka marrë kurrfarë vendimi për këtë çështje. Në një përgjigje për gazetën “Zëri” zyra për informim e Gjykatës Kushtetuese bën të ditur se shqyrtimi i kësaj lënde është në fazën finale “Kjo lëndë tanimë është në fazën përfundimtare të shqyrtimit dhe Gjykata ende nuk ka marrë vendim. Vendimi do të merret brenda një afati të arsyeshëm kohor, ndonëse nuk ka afat të vendimmarrjes në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese. Kurse ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abarashi, e ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e Kushtetueses. Sipas tij, vendimi nga Gjykata është dashur të merrej në qershor të vitit të kaluar, sepse me këto vonesa Abrashi konsideron se i janë shkelur dhe i janë dëmtuar të drejtat e tij. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Digjet një autobus i Novi Pazarit në Kaçanik Një autobus i Novi Pazarit është përfshirë nga flakët në magjistralen Hani i Elezit …