Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu së bashku me zv.kryetarin e komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu dhe disa aktivist sot vendosën para Stacionit policorë një pankart me mbishkrimim “Respektojeni kushtetutën”. Ky është njoftimi i plotë përmes rrjetit social i kryetarit Lutfiu. Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc “Respektojeni kushtetutën” ishte thirrja që i bëmë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: “Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale”. Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit. As edhe një polic i pranuar në vitet e fundit nga komuniteti shqiptar. I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta kenë vëmendjen tek gjendja e shqiptarëve në Serbi, sepse diskriminimini ka prekur kufinjtë e racizmit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Serbët vendosin barrikadë në Merdare nga pjesa e Serbisë Një grup prej 20 personash serbë kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare. Bëhet fjalë …