Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ka takuar në Nju Jork zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në njoftimin e lëshuar nga zëdhënësi Nate Evans, thuhet që Thomas-Greenfield ka uruar Gërvallën për marrëveshjen e fundit me Serbinë, të cilën e ka quajtur historike dhe ligjërisht të obligueshme, e po ashtu ka kërkuar zbatimin e saj të shpejtë.

“Ambasadorja Thomas-Greenfield përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore”, thuhet në njoftim, transmeton teve1.info.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme