Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Tashmë është e qartë se ekziston një betejë për faktorizim, ndërmjet krerëve të institucioneve të larta të Kosovës, përkatësisht ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Kjo betejë, sipas tyre, ishte nxituar për shkak të paqartësive lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më herët, partitë në koalicionin qeverisës dhe vetë kryeministri Haradinaj, kishin zgjedhur që të mos i ushtrojnë kompetencat e veta në politikën e jashtme sa i takon dialogut, duke ia lënë këtë çështje në mirëbesim presidentit Thaçi. Por, ideja e tij për “korrigjimin” e kufirit me Serbinë, si zgjidhje për arritjen e një marrëveshjeje paqeje ndërmjet dy shteteve, më pas ishte kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtohet nga partitë në pushtet dhe kryeministri Haradinaj. Kjo ka sjellë në mjaft raste deri te përplasjet përmes deklaratave, ndërmjet presidentit dhe kryeministrit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Specialja nis intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së”Remi arrin në Hagë, pritet intervistimi nga prokurorët” Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë nis sot në Hagë intervistimin e disa …