Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnbabic, ka thënë se Haradinaj deri tani nuk ka dhënë ndonjë shenj që mund të besohet se do ta largojë vendimin për taksën, teksa ka folur për mundësinë që çështja e pezullimit të taksës të vendoset në rend të ditës në mbledhjen e Qeverisë. “Unë shpresoj që çështja e taksës të zgjidhet së shpejti, por Haradinaj deri tani nuk ka bërë ndonjë veprim që një gjë e tillë të mund të besohet. Unë sinqerisht shpresoj që tarifa të hiqet, jo vetëm për ekonominë, por edhe për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ajo para gazetarëve, shkruan b92. Ajo ka falënderuar të gjitha shtetet, përfshirë këtu edhe SHBA-në, për mbështetjen që i kanë dhënë Serbisë në çështjen e taksës. “ Kjo taksë është çdo ditë një goditje e re për ekonominë e Serbisë dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë ndër të tjera ajo./GazetaExpress/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Marrëveshja Kosovë – Serbi, në funksion të stabilitetit në rajon Arritja e një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2019, nga presidenti …