Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i Alternativës, Ilir Deda konsideron se rivizatimi i kufijve do të ishte dështim kolosal i angazhimit të SHBA-së dhe Evropës në këto 30 vitet e fundit. “Copëtimi i Jugosllavisë në vija etnike ishte projekt i Millosheviqit. Dorëzimi para projekteve të tilla në 2018 me largimin e vijave të kuqe për integritetin territorial të Kosovës dhe hapja e rrugës për eksperimente të ndarjes territoriale – apo siç po thonë ‘rivizatim të kufijve’ ndërmjet Kosovës e Serbisë – do të jetë dështim kolosal i angazhimit të ShBA-ve dhe shteteve të Evropës në Ballkan në gati 30 vitet e fundit”, ka thënë Deda. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Sipas tij, opsioni i ndarjes së Kosovës ka qenë në tavolinë edhe me 1992/1993, 2004 dhe 2007. “Pikërisht amerikanët e kishin refuzuar kategorikisht këtë ‘zgjidhje’”, ka thënë ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tuna publikon videot që nuk janë parë nga publiku të skenave të nxehta me Vildanën foto & video Dy ditë më parë Tuna dhe Seveni publikuan bashkëpunimin e tyre ‘Maria’ një këngë …