Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot, në këtë moment vendimtar për të ardhmen e Preshevës, ne si Degë e Partisë për Veprim Demokratik mbajtëm një mbledhje të rëndësishme dhe plotësuese. Zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme po afrohen, dhe kjo është shansi ynë për të rikthyer pushtetin tek qytetarët, të cilët për shumë vite kanë vuajtur nën sundimin e një autoriteti të korruptuar. Është e rëndësishme të kuptojmë se kjo nuk është thjesht një garë për pushtet lokal, por është një shans për të ndryshuar jetën e komunitetit tonë për më mirë. Prandaj, sot po bëjmë thirrje për një mobilizim masiv dhe të përkushtuar. Ne duhet të jemi të bashkuar në të gjitha nivelet e shoqërisë, nga bazat e strukturave të Partisë deri te qytetarët nëpër rrugë. Duhet të jemi të vendosur dhe të përgatitur për të bërë gjithçka është e nevojshme për të siguruar një fitore të qëndrueshme dhe bindëse të Partisë për Veprim Demokratik. Nga nesër, çdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve, duhet të punojmë me përkushtim dhe pasion për qëllimin tonë të përbashkët. Të gjithë së bashku, me një synim dhe një frymë, për të sjellë një ndryshim të vërtetë në Preshevë. Fitorja jonë nuk është vetëm detyrë, por është detyrë e shenjtë për të cilën duhet të jemi të gatshëm të sakrifikojmë dhe të punojmë me të gjitha fuqitë tona. Kjo është koha jonë! Le të tregojmë fuqinë e bashkëpunimit dhe dëshirën tonë për ndryshim. Le të bëjmë Preshevën një vend më të mirë për të gjithë! Bashkë për fitore! Shkruan kryetarja e degës së PVD Ardita Sinani Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Nevzad Lutfiu e ka paraqitur sod vendimi e Universiteti të …