Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje finale që mund të arrihet “ditëve në vijim”. Në një adresim për mediat, zëdhënësi i Departamentit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë konsistente dhe përkrahëse për dy vendet. Ai shtoi se e përkrahin edhe Bashkimin Evropian si ndërmjetësues në dialog. “E mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor”, tha Price, duke theksuar se sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai. Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë foli të hënën edhe përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Në një konferencë për media në Prishtinë, Cramon u shpreh se drafti franko-gjerman është mundësi e mirë e të dy vendeve në arritjen e një marrëveshjeje. Sipas saj, Kosova e Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin, pasi siç u shpreh ajo, zhvillimet në Evropë aktualisht janë kaotike. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje në Maqedoni, në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, sot në mëngjes koha e pritjes …