Duke mbajtur postin e kancelarit të Thesarit, Philip Hammond, ishte për tre vite njeriu i dytë më i fuqishëm në qeverinë britanike pas ish-kryeministres Theresa May. Por me ardhjen e Boris Johnson në krye të ekzekutivit, Hammond dha dorëheqjen.
Në mediat britanike është publikuar një foto e Philip Hammond brenda në metronë e Londrës, pasi ishte larguar nga Apartamenti nr.11 në Downing Street.
Philip Hammond është anëtar i Parlamentit që prej vitit 1997 dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e ministrit të Jashtëm apo e ministrit të Mbrojtjes. /tch/
Like 0