Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kjo nismë që fillimisht ishte ideuar vetëm pçr rrjete sociale, dhe tashmë duke e parë interesimin dhe gadishmërin e shumë personave me ndikim apo edhe vetë gadishmerin e qytetarëve të Luginës së Preshevës, mendojme se çështja e Luginës së Preshevës perfundimisht duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë – Sërbi. Fillimisht duhet të rikujtojmë se në Luginë te Preshevës në vitin 1992 datë 1 dhe 2 Mars ishte mbajt referendumi që ishim deklaruar për autonomi teritoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Por meqë rrethanat ishin dhe po duken të vështira për atë se cka kishim deklaruar përmes referendumit, ne përmes kesaj nimse (fillimisht mediale) duam ta jetësojmë peërfundimisht përfshirjen e Luginës së Preshevës në bisedimet tashme finale mes Kosovës dhe Serbisë. Cka me përfshirjen e Luginës së Preshevës në këto bisedime? Ajo që ne dhe i gjithe populli në Luginë të Preshevës don që përmes këtyre bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës t`i gëzojne të drejtat elementare dhe njerezore që na japin konventat ndërkombtare. Ne(qytetaret) e Luginës së Preshevës duam që të drejtat që po i gëzojnë qytetarët sërb në Kosovë t`i gëzojmë po të njejtat të drejta edhe ne në Luginë. Pra, ne nje fjale te permbledhur duam reciprocitet. Për të arrit këtë reciprocitet kërkojme fillimisht nga akterët lokal politike angazhimin maksimal për të dërgu këte çështje sa më lartë qoft në shtetin e Kosovës, pse jo duke bërë kërkesa konkrete edhe shtetit të Sërbië për reciprocitet. Gjithashtu, kërkesat janë edhe për gjithë spektrin politike të Kosovës qofshin të përfshirë në bisedime por qofshin edhe ata që kanë sado pak ndikim në këtë proces që çështja e Luginës së Preshevës të jetë në agjendën e bisedimeve. Personalisht përvec mbështetjes morale dhe asaj profesionale (që sado pak nderlidhet me profesionin tim), do të angazhohem me gjithë potencialin tek miqt e mijë nga të cilët një numër të konsiderueshëm janë me pozita partiake ( shumica LDK) dhe parti të tjera e që po besoj se këtë postim/thirrje/nisme e lexojnë edhe po këta persona të rëndesishëm politik. Kjo nismë për përfshirje të Luginës në Dialog ishte nisur nga regjisori shume i mirenjohur Kastriot Kaqa Saqipi dhe të cilën do ta faleminderojmë të gjithë qytetarët e Luginës. Në fund si çdo herë shpresat vërtet vdesin të fundit. Pra, ne vërtet shpresojmë që çështja e Luginës të përfshihet në dialogun e Kosovës dhe Sërbisë. Dukagjin Hyseni Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Levent Qazimi kanditat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar Dje, kryesia e Alternativës për Ndryshim, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku …