Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Mirënjohës Senatorit Peters për takimin dhe mikpritjen që na bëri në zyrën e tij! Senatori Peters, që njëherësh është edhe Kryetar i Komitetit për Sigurinë e Atdheut (Committee on Homeland Security), vazhdon të jetë një figurë e fuqishme e Senatit të SHBA-ve dhe përkrahës i palëkundur i kauzës sonë të drejtë, veçanërisht për Luginën e Preshevës. Siç e dini, javë më parë Senatori Peters (Demokrat) dhe Senatorja Ernst Republikane i shkruan letër Sekretarit Blinken për Luginën, si rezultat i punës dhe i angazhimit tonë të vazhdueshëm me të dhe zyrën e tij. Me Senatorin Peters dhe stafin e tij u dakorduam që të vazhdojmë punën për Luginën dhe të sigurojmë përkrahjen edhe më të fuqishme për Kosovën sidomos deri në përmbylljen me sukses të procesit tanimë të stërzgjatur të dialogut me Serbinë! Është imperativ i kohës që Kosova menjëherë të futet në Partnershipin për Paqe të NATO-s në rrugën e përshpejtuar të anëtarësimit të plotë. Po ashtu, është e domosdoshme që BE t’i ofrojë menjëherë statusin Kosovës statusin kandidat, ashtu që të tregojë pak gatishmëri e seriozitet më të madh ndaj vendit tonë! Përfundimisht, partnershipi dhe aleanca jonë me SHBA-të janë esenciale, sot e pëmot!” ka shkruar Bislimi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sali Salihu: Është shumë e rëndësishme përkrahja nga profesorët Koalicioni i Shqipëtarve të Luginës sot vazhdoi tubimin parazgjedhor me Profesorët e Komunës së …