Gatishmëria e lartë luftarake, të cilën e ka urdhëruar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq “si përgjigje për vizitën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit”, ka të bëjë me vetëm ndonjë njësi speciale, e kurrsesi në të gjithë pjesëtarët e ushtrisë serbe.
Siç sqaron një burim i gazetës serbe Danas, gatishmëria e lartë luftarake nënkupton që të gjithë pjesëtarët e forcave të armatosura të tërhiqen nëpër kazerma në mënyrë që të jenë në dispozicion komandës në rast se vendoset të reagohet. Pasi në këtë rast nuk është vepruar kështu, nuk mund të bëhet fjalë për rritje të gatishmërisë luftarake në ushtrinë e Serbisë, por vetëm të ndonjë njësiti.
Sreto Malinoviq, gjeneral i aviacionit në pension, thotë se rritja e gatishmërisë luftarake është një shfaqje propaganduese për publikun e brendshëm.
“Situata në Kosovë në asnjë mënyrë nuk ka kërkuar rritje të gatishmërisë luftarake dhe gjithë këtë unë e shoh vetëm si shqetësim të opinionit. Ky është veprim propagandues i cili më së shumti e dëmton popullin serb në Kosovë”, thotë gjenerali serb./Insajderi.com.
Like 0