Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka thënë se procesi i formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Është gjithashtu shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë me proceset e saj të rëndësishme të reformave, që përfshin Forcën e Sigurisë plotësisht profesionale. NATO gjithmonë ka pasur qëndrimin, se në rastin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ky proces duhet të kryhet në mënyrë kushtetuese, sipas procedurave kushtetuese. Ne do të vazhdojmë të punojmë me zyrtarët në Kosovë për këtë çështje. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Nga Samiti do të shihni dokumentet që do të dalin në ditët në vijim, për të vazhduar t’i mbështesim operacionet e KFOR-it në Kosovë. Ne mendojmë se janë shumë të rëndësishme për vazhdimin e forcimit të sigurisë në rajon, por edhe për të ndihmuar në ndërtimin e profesionalizmit në kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Gottemoeller për Tanjug, para fillimit të samitit të NATO-s në Bruksel. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës