Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bashkimin e mundshëm të këtij territori me Kosovën e konsideron përmbushje të ambicieve të kahershme të shqiptarëve të kësaj ane, porse shfaq skepticizëm për kohën kur është shfaqur ky propozim, ka thënë veterani i skenës politike të Luginës së Preshevës, Riza Halimi, në një intervistë dhënë për “Koha Ditore”. Në vend se nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ky propozim, sipas kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, do të duhej të ishte bërë nga Parlamenti i Kosovës, si organ me legjitimitet të plotë demokratik. Propozimin aktual Halimi e sheh të mjegullt, të pa precizuar dhe të pa konkretizuar në hapat dhe mënyrën e zbatimit. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Insiston që në fazën finale të dialogut Prishtinë-Beograd, ku supozohet se do të diskutohet fati i Luginës, pjesë e negociatave të jetë një përfaqësues i saj. Sheh paradokse në propozimin aktual, shkaku i parimeve të Grupit të Kontaktit për mos ndryshim kufijsh. E lë të hapur rrezikun që nëse Kosova i shkel këto parime, precedenti të shfrytëzohet nga Republika Serbe, e cila prej kohësh synon shkëputjen nga Bosnjë-Hercegovina. Por, insiston të qartësohet propozimi aktual dhe thotë se janë të palëkundur që të ruhet tërësia territoriale e Luginës me çfarëdo marrëveshjeje që arrihet ndërmjet Kosovës e Serbisë Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Iraku dënon me vdekje 15 gra turke për anëtarësim në IS Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje 15 gra turke, pasi i ka …