Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se sot e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktiri të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit. Ai në këtë kërkesë, ka kërkuar edhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti. “Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. “Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj. Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ekonomistja me 6 gjuhë të huaja la bankën për Instagramin Shumë njerëz fjalën “influencues Instagrami” nuk e lidhin me intelektin, e disa të tjerë, …