Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri rreth mundësisë së shkëmbimit të territorit me Serbinë, dhe rreth korrigjimit të kufijve me shtetin serb. Haradinaj ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes dy vendeve. Ai ka thënë se Thaçi nuk ka mandat për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj. “Nuk e përkrahim presidentin me i lëvizë kufijtë e Kosovës sotme në dëm të territorit, nuk e ka këtë mandat nga unë si kryeministër, e as prej Aleancës”, ka thënë Haradinaj. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. “Çka po kujtojmë se krejt budalla jemi në këtë vend a, tash po ta fal dikush Preshevën a, këto janë pallavra”, është shprehur Haradinaj. I pyetur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Haradinaj tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova. “Çka me ba me shqiptarët e Preshevës, le të forcohet Shqipëria, le të forcohet Kosova, shqiptarët kudo që janë kanë me jetu si zotni”, ka thënë Haradinaj në RTV21. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PËRVEÇ ARMËVE POLICIA KONFISKON PARA, VULA, CD E TELEFONA MOBIL NË SHTËPINË E “BURDUSHIT” Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë bastisjen në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i …