Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas deklaratave të ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Gjergj Dedaj me fyerje dhe ofendime kundrejt shtetit turk, ka pasuar djegia e flamurit të po këtij shteti nga ana e disa qytetarëve të Kosovës. Për këtë ka reaguar Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe ka konsideratë të veçantë për bashkëpunimin e mirë me vendet që kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës dhe ndaj atyre që prishin harmoninë dhe bashkëjetesën e qytetarëve të saj, pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike”, ka shtuar Hardinaj. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Kryeministri ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës është kundër gjuhës dhe deklarimeve fyese që bëhen në drejtim të Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në Kosovë. “Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë. Qeveria, gjithashtu, dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Telegrafi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Situata nuk qetësohet, shkon në katër numri i policëve të plagosur, gjithqka qa ka ndodh ne veri Nëntë pjesëtarë të Policisë të arrestuar në veri janë sjellë në Prishtinë, më saktësisht …