Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta mbrojnë me çdo çmim sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Këto komente kryeministri i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facrebook. “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, shkroi Haradinaj. Kjo deklaratë e Haradinajt vjen vetëm një ditë pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë. Zaev po mendonte se ishte duke biseduar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, por në të vërtetë ata ishin dy komedianë rusë. Në telefonatën që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev deklaroi se plani i ndarjes së Kosovës nënkupton që vendi ynë t’ia japë Serbisë 10 komuna. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Organet e drejtësisë në Shqipëri janë në kërkim të 46 personave të Qarkut të Kukësit Limit.al raporton se 46 emra janë në listë të Policisë shqiptare, që në mëngjesin …